I njohur për këngët e tij romantike dhe për zërin melankolik, Shpat Deda pak para pushimeve verore ka hedhur këngën e tij më të re “Molla e parë”.

Por, këngëtari ka paralajmëruar se përpos kësaj kënge, ai së shpejti do të sjellë në tregun kosovar edhe një album dhe një DVD, ku është një koncert “live” i këngëtarit.

Shpat Deda vitin e kaluar kishte arritur një sukses të konsiderueshëm në Shqipëri, ku pjesëmarrja e tij në “Top Fest” dhe arritja e tij kishte befasuar të gjithë.

Shpati përndryshe ka një stil të veçantë, që e bën atë shumë të dallueshëm nga këngëtarët e tjerë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here