Shpallen nominimet për çmimet BaftaAkademia britanike ka bërë të ditur emrat e artistëve të nominuar për çmimet televizive Bafta, që do të jepen në Londër më 10 maj.

Ashtu siç pritej, aktori Bennedict Cumberbatch garon për çmimin e aktorit për rolin e Sherlock Holmes, kundër Toby Jones, Jason Watkins dhe James Nesbitt. Në kategorinë e aktores më të mirë garojnë Sarah Lancashire, Keeley Haqes, Georgina Campbell dhe Sheridan Smith.

Në kategorinë drama më e mirë, garojnë serialet “Happy Valley”, “Line of Dut”, “Peaky Blinders” dhe “The Missing”. Në anën tjetër, Bafta ka nominuar filmat “House of Cards”, “Orange is the New Black”, “The Good Wife” dhe “True Detective” për kategorinë e serialeve më të mira ndërkombëtare.

Këto dhe të gjitha çmimet e tjera do të jepen në ceremoninë e 10 majit, nën udhëheqjen e Graham Norton.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here