Komedia televizive “Glee” që trajton jetën e nxënësve të shkollës së mesme dhe profesorët e tyre, ka marrë 19 kandidime për “Emmy Awards”, duke përfshirë edhe atë për komedinë më të mirë.

Po ashtu edhe yjet e këtij seriali, Matthew Morrison dhe Lea Michele janë të përfshirë në nominime.

Jam shumë e shokuar”, kanë qenë fjalët e vetme të Micheles. Nominimet i kryeson drama e cila flet për Luftën e Dytë Botërore, “The Pacifik” me gjithsej 24 kandidime. Në mesin e të nominuarve janë edhe “30 Rock”, “Curb your Enthusiasm”, “Modern Family”, “Nurse Jackie” dhe “The Jackie” dhe “The Office”.

Edicioni i 62-të me radhë i ceremonisë “Emmy Awards” do të mbahet me 29 gusht në Los Angelos. Në kategorinë për komedinë më të mirë, “Glee” dhe “30 Rock”, kanë po ashtu në garë edhe “Modern Family”, që është realizuar në formë dokumentari i cili fokusohet në jetën e një familjeje të gjerë.

Aktorja Julianna Margulies është nominuar për aktoren më të mirë në dramë për rolin e saj në “The Good Wife”. Ndërsa, Dame Judi është nominuar për aktoren më të mirë në miniseri për rolin e saj në “Cranford”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here