ShotaTrupa e Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve “Shota” ka udhëtuar për në Turqi. Ajo do të marrë pjesë në dy festivale të rëndësishme: në Festivalin Ndërkombëtar të Kulturës dhe Artit në Byjykmexhe, në afërsi të Stambollit (prej 28 qershorit deri më 7 korrik)dhe në Festivalin Ndërkombëtar të Valleve Popullore në Bursa (prej 7 deri më 13 korrik).

Ismet Bogujevci, ushtrues i detyrës së drejtorit të ansamblit “Shota”, bëri të ditur se të dy festivalet kanë karakter garues dhe në to do të marrin pjesë ansamblet shtetërore apo shoqëritë artistike të 20 vendeve nga Evropa, Azia dhe Afrika. Sipas programit të festivaleve, ansamblet do të garojnë me kolazhe të valleve popullore, të cilat prezantojnë tiparet karakteristike të folklorit e traditës së vendeve apo rajoneve prej nga vijnë.

Ai tha se në këto festivale, përveç kollazhit të valleve, do të vlerësohen edhe përmbajtjet tjera të programeve, përfshirë lojën e orkestrit, kostumet, etj.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të “Shotës” tha gjithashtu se përveç për pjesën garuese të festivaleve, ansambli ka përgatitur një program të pasur me këngë, valle e lojëra popullore, i cili do të shfaqet për publikun e të dyja qyteteve, jashtë programit të festivaleve.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here