Personazhet e njohur përveç momenteve të këndshme, shpesh hasin edhe në raste të pavolitshme nëpër vende të ndryshme ku ata preferojnë të kalojnë kohën e lirë, jashtë skenës. Një rast i zakonshëm që ndodh shpesh nëpër disko, është edhe vjedhja.

Këtë radhë pre e vjedhjes ka rënë këngëtarja Shota Baraliu. Para pak kohe, në një disko asaj i është vjedhur çanta. Aty ka pasur të gjithë dokumentat, celularin dhe kartat bankare.

Burime tona nga vendi ku ka ndodhur ngjarja tregojnë se nga nervat që iu shkaktuan këngëtares nga kjo vjedhje, asaj i ofrohet një mashkull i panjohur në gjendje të dehur, duke i thënë: “Pse s’më flet, më ke harruar?”. Nga ai moment ajo nuk ka parë se çfarë ka pasur në duar, duke gjuajtur djaloshin me një shishe qelqi në kokë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here