Ka provuar shumë profesione, dhe ia merr mendja se ka dalë e suksseshme në të gjithë. Shota Baraliu ka thënë se Zoti ia ka dhënë pamjen fizike dhe fatin për të depërtuar në botën e showbizit.
“Duke pas parasysh që si në aktrim ashtu edhe në muzikë shpejt jam fut në treg, dhe për këtë falendëroj Zotin që kam këte fat, e sigurisht kësaj mund t’i themi një histori suksesi…shpresoj të vazhdoj kështu.”, ka thënë Shota për Vipat.
Asaj më së shumti deri më tash i ka pëlqyer roli i Mikit në Familjen Moderne, vajzës së bukur, budallackë dhe të pashkolluar, por Shota thotë se ky karakter nuk ka asgjë të përbashkët me të në jetën reale.