Është njëra nga këngëtares e estradës sonë që për shumë kohë po mban të fshehtë lidhjen e saj të dashurisë.

Megjithëkëtë Shota Baraliu edhe pse është skeptike që këtë fshehtësi ta vazhdojë edhe më tej duke mos pasur më pas spekulime në opinion, ajo na bën të ditur se i dashuri i saj është nga Kosova dhe nuk është fytyrë publike.

“Arsyeja përse po vazhdoj ta mbajë të fshehtë lidhjen time të dashurisë për një kohë të gjatë, janë thashethemet e mundshme që qarkullojnë në opinion dhe duke dashur që t’i evitoj këto spekulime vazhdoj që identitetin e të dashurit tim ta mbaj ende të fshehtë.

Por ajo që mund të ju them është se i dashuri im është nga Kosova, jeton këtu dhe nuk është fytyrë publike. Është djalë i shtëpisë”, ka thënë ajo për “Zëri”.

Shota përveç se po shijon ditët e bukura të dashurisë, ajo është e angazhuar edhe me disa projekte muzikore, që shumë shpejt do t’i lansojë për adhuruesit e saj një këngë bashkë me videoklip. “Kam nisur përgatitjet për disa projekte të reja muzikore, të cilat do t’i lansojë brenda një periudhe të shkurtër.

Fillimisht do të jetë një këngë bashkë me videoklip e më pas do të pasojnë edhe projektet e tjera muzikore”, shton ajo. Përveç angazhimeve në këngë, Shota aktualisht është duke u marrë edhe me një projekt televiziv, i cili së shpejti do të shfaqet në TV Klan.

“Jemi duke punuar për një program që ka të bëjë me komunikacionin rrugor. Së bashku me një koleg timin do të realizojmë një program televiziv ku në emision do të debatohet për rregullat në komunikacion, do të ketë mysafirë të ndryshëm në studio, si shoferë nga e tërë Kosova, pastaj përfaqësues të auto-shkollave etj., pra do të jetë një emision i veçantë”, thekson ajo.

Shota do të jetë udhëheqëse e këtij emisioni dhe uron që puna e saj të jetë sa më e suksesshme.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here