Një akuzuese e re e Michael Jackson ka dalë së fundmi me pretendimet se është abuzuar seksualisht nga këngëtari kur ajo ishte 12 vjeç, dhe se më pas ishte paguar 900 mijë dollarë për të mbyllur gojën.

Gruaja, e cila është shfaqur me emrin Jane Doe, ka zbuluar një koleksion shënimesh që ka lënë këngëtari me famë botërore për të, para se të abuzonte.

Sipas saj, dhe shkrimeve që ka publikuar, Michael i shkruan se është i dashuruar dhe i çmendur pas saj. Dhe, në fund të çdo shënimi shihen inicialet M.J.

Shënimet që mbreti i popit i ka lënë viktimës, që tani është 40 vjeç janë të shumta. Ajo thotë se Jackson filloi abuzimin me të, që në vitin 1986 kur ajo dhe e ëma e saj vizituan pallatin e tij në Hayvenhurst si turistë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here