‘SHOK’-ët nuk i pret askush nga MKRS E bënë historinë në “Oskar” dhe për këtë u shprehen krenar pas kthimit në Kosovë.Ekipi i filmit “Shok” në orët e mbrëmjes ka arritur në Prishtinë.

Për të pritur ekipin e filmit përpos mediave, familjarëve dhe komunës së Prishtinës nuk dolën zyrtar të tjerë institucional, raporton “Zëri”.

Ata thonë se pjesëmarrja në ceremoninë e “OSCAR” ishte përvojë e jashtëzakonshme.Ndërsa Andi Bajgora ka thënë se të përshkruash ndjenjën e pjesëmarrjes në “OSCAR” është e pamundur.

Në pritje të stafit të filmit “Shok” kishte dalë vetëm drejtoresha e kulturës në komunën e Prishtinës Saranda Bogujevci.Filmi “Shok” u bë seanzacion dhe pritej që të fitonte çmimin kryesor.

Megjithatë kjo gjë nuk ndodhi, pasi në kategorinë për filmin më të mirë të shkurtër triumfojë një film tjetër.Fitues në këtë kategori u zgjodh filmi “Stutterer”.Pjesëmarrja e filmit kosovar u përcjell me vëmendje shumë të madhe në vend.

Përkundër kësaj asnjë përfaqësues i Ministrisë së Kulturës nuk kishte dalë që të pres ekipin e filmit “SHOK”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here