Qendrat estetike janë duke u kujdesur për ju që lëkura juaj të duket sa më e freskët dhe ju të zgjidhni me mençuri hijezimet e juaja të përshtatshme.

Këtu kemi disa udhëzues nga Sue Moxley për tu dukur perfekt pamja juaj.Në stinën pranverore preferohen ngjyrat më të lehta. Kur jeni të rrezitura, atëherë ju rekomandojmë të përdorni ngjyrë të çeltë.

Mund të zgjidhni një ngjyrë roze për sy nga marka Mac’s Rosy Outlook Shadow dhe për buzë mund të përdorni një ngjyrë trëndafili nga marka Clinique, ndërsa thonjtë mund t’i lyeni me lëngun bimor të koraleve.

Shmangni ngjyrat e errëta në këtë stinë

Në qoftë se keni flokë bionde, atëherë ju mund të përdorni edhe ngjyrë të kaltër të çeltë për hijezim në sy nga marka Rimmel, ndërsa për thonjtë mund të përdorni ngjyrën e verdhë nga marka Marks & Spencer.

Ndërsa vajzat që kanë flokë të kuqe, ngjyra jeshile e çeltë është më e përshtatshme. Ju mund të zgjidhni nga marka Max Factor apo ngjyra të lëngshme nga Precision Eyeshadow, ndërsa për thonjtë mund të përdorni ngjyrë vishnje nga Barry M’.

Buzët mund t’i lyeni vetëm me një shkëlqim të lehtë nga Rimmel dhe do të dukeni shumë seksi dhe shumë e freskët.Nëse lëkura juaj është e zbehtë, atëherë duhet ta ndriçoni atë.

Vajzat me sy ngjyrë kafeje ju preferohet të përdorin ngjyrë jargavani për sy, ndërsa për buzë ngjyrë roze. Në fund thonjtë mund t’i lyeni me ngjyrë roze të mbylltë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here