Shkurtes nuk i pëlqen muzika e sotmeEmri i këngëtares Shkurte Fejza është jo veç i njohur i skenës sonë artistike, por edhe shumë i pëlqyer gjithandej. Ajo sivjet kremtoi edhe 4o vjetorin e karrierës në muzikën shqiptare.

Publikut shqiptar i solli afro 5oo këngë , shumë albume, klipe …Çka mendon Shkurtja për muzikën që e dëgjojmë sot, për revistën Kosovarja tha:

Sot sajojnë këngë shumë amatorë apo matrapazë që kopjojnë nga gjuhët sllave, turke apo gjuhët tjera orientale, pse jo edhe nga romët.

Sa për do të quajtur “këngëtarë”, as që dua të harxhoj kohë, disa prej të cilëve patën nisur mirë karrierën, e tani po e bastardojnë muzikën e pastër. Krejt ky degradim po ndodh para syve të institucioneve që janë të thirrura për t’i ruajtur vlerat tona kulturore dhe në fund të fundit paguhen nga taksat e qytetarëve dhe mbajnë përgjegjësi.

Vetëm të shikosh se çka po transmetojnë televizionet tona, është për të ardhur keq ku na e kanë hudhë kulturën e traditën. Me pak fjalë, muzika popullore është në krizë të thellë- thotë e madhja e muzikës sonë popullore Shkurte Fejza ./ Kosovarja/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here