Shkurte Fejza vjen me këngën më të re “Sheshi” Këngëtarja nga Mushtishti e njohur për muzikën popullore, Shkurte Fejza ka publikuar këngën e saj më të re.

Kënga e cila mban emrin “Sheshi” rikthen këngëtaren në skenë.Tekstin dhe muzikën e kësaj kënge e ka realizuar Naim Gjoshi ndërsa aranzhimin e ka bërë Xhevdet Gashi, transmeton Klan Kosova.

Fejza në këtë këngë u këndon shesheve të Prishtinës duke përfshirë dashurinë, tregtarët, heronjtë në statuja dhe gjithçka tjetër që është në këtë rrugë.
Kjo këngë është sjellur me videoklip, të cilin e ka realizuar Imagine Films.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here