Shkurte Fejza flet për raportet me kolegetShkurte Fejza ka përgënjeshtruar njoftimet se nuk flet me koleget e saja, Shyhrete Behluli, Motrat Mustafa dhe Remzie Osmani.‘Bilbilat e Mushtisht’, siç njihen këto këngëtare, janë duke realizuar një projekt të ri, pjesë e të cilit nuk është ‘Zëri i Kombit’.

Mospjesëmarrja e Shkurtes në të, ka nxitur spekulime se këngëtarja nuk i ka raportet e mira me koleget e përmendura.
Mirëpo, në një intervistë për Prive, këngëtarja ka mohuar të ketë raporte jo të mira me ndonjë prej kolegëve duke mos specifikuar emra.

“Kam raporte shumë të mira me të gjithë kolegët, nuk kam asnjë raport me askënd keq. Sepse si natyrë jam e tillë, jam njeri që i shoh vetëm punët e mia. Kam një burrë, kam një familje, të cilët duan përkushtimin, pastaj kam adhuruesit e mi, të cilëve iu detyrohem shumë”, është shprehur Shkurta.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here