Këngëtarja e muzikës popullore, Shkurte Fejza, do t’i këndojë 2 këngë shqiptare në festivalin ballkanik, organizuar nga Radiotelevizioni Kombëtar Turk.

Bëhet fjalë për spektaklin muzikor “Ballkan Fest” që organizohet nga TRT, me rastin e 100 vjetorit të mbarimit të Luftërave Ballkanike, me moton “Nga luftërat ballkanike deri te paqja ballkanike”.

Festivali që do të mbahet më 1 shtator, në sheshin “Maqedonia” në Shkup do të mbledhë në një skenë yjet e muzikës tradicionale nga gjithsej nëntë vendet e rajonit: Shqipëria, Kosova, Kroacia, Serbia, Bullgaria, Turqia, Greqia, Bosnja dhe Maqedonia.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here