Robin Wright dhe Sean PennAktorja amerikane Robin Wright ka bërë kërkesë zyrtare për shkurorëzim nga bashkëshorti dhe kolegu i saj Sean Penn, raporton revista “People”.

Ajo e ka paraqitur kërkesën e saj në qarkun Marin në Kaliforni për shkak të “dallimeve të theksuara”.

Revista shkruan se Wright e Penn, të cilët kanë pasur lidhje turbulente me disa ndarje dhe ribashkime, janë pajtuar për kujdestari të përbashkët ndaj djalit të tyre 16-vjeçar Hopper Jack, derisa bija e tyre 18-vjeçare Dylan Francis ka arritur moshën e saj ku nuk ka nevojë për një të tillë.

Çifti ka qenë i martuar qysh prej vitit 1996. Sean Penn në muajin shkurt ka pranuar çmimin Oscar për rolin në filmin “Milk” dhe në fjalimin e tij as që e ka përmendur gruan.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here