Shkumbin Istrefi revoltohet me televizionet Aktori dhe producenti kosovar, Shkumbin Istrefi ka pasur një kritikë të ashpër për televizionet dhe emisionet që transmetohen në to.

Për profesorin në Akademinë e Artëve në Prishtinë, 99 për qind e emisioneve televizive në Kosovë janë fyerje për intelegjencën e njerëzve.

“Po me vjen keq me u shpreh kështu, por 99% e emisioneve në TV-të tona, konsideroj që e fyejnë inteligjencën e një qytetari të rëndomtë”, ka shkruar Istrefi në Facebook.

Istrefi përveç si profesor i angazhuar në degën e aktrimit në Fakultetin e Artëve në Prishtinë, njihet edhe si producent, derisa mbi supe ka një numër të madh të roleve në film, seriale televizive dhe shfaqje në teatër.

Shkumbin Istrefi revoltohet me televizionet

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here