Është njëri prej rep këngëtarëve të rinj në Kosovë që ka filluar të merret me këtë muzikë qysh në vitin 2002. Gjatë viteve ai kishte arritur të realizojë edhe një album, por, sipas tij, ai nuk është transmetuar nëpër media sepse tekstet e tij kanë qenë shumë banale.

Albumi i im i parë ka qenë ‘T’BOJ ME LOF VETMEVETI’ që ishte mjaft i dëgjuar, mirëpo nuk u transmetua në radio për shkak se kishte fjalë banale dhe ky ishte shkaku i vetëm”, thotë ai për Rozë. Shkak i kësaj pauze kaq të gjatë, sipas tij, kanë qenë shkollimi, puna gjë që ka bërë që ai të lë rep muzikën dhe të merret me shumë me muzikë pop dhe R & B.

Që prej kohesh kishim menduar që të kalojë në këtë lloj muzike dhe gjatë muajit maj realizuam një këngë e cila po lëshohet nëpër radio të ndryshme në Kosovë”. Për muzikën e këngës së fundit, Limani thotë se ka pasur edhe ndihmën e një miku nga Holanda, përderisa thotë se do të realizojë edhe një album deri në fund të verës.

Pritet që në të të këtë 10 këngë dhe një klip. Ndërkaq inspirimin për këngët e kam marrë nga këngëtarë të mëdhenj botërorë”, thotë ai.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here