Artisti kosovar, Erzen Shkololli, është ftuar të jetë anëtarë i jurisë ndërkombëtare që do të vlerësojë filmat e metrazhit të shkurtër, në festivalin prestigjioz “Sarajevo Film Festival”.

Ai është i vetmi nga Kosova që do të jetë pjesë e ndonjë jurie, ndërsa në ekip do të jetë bashkë me kritikun francez të artit Jean – Christophe Berjon dhe regjisorin maqedonas Milcho Manchevski.

Ata bashkë do të vendosin për filmin më të mirë të kësaj kategorie, që ka vlerë prej 3 mijë eurosh, si dhe për dy çmime të tjera speciale.

Vetë Shkololli e ka quajtur nder të madh për të, pjesëmarrjen në një juri ndërkombëtare në njërin ndër festivalet më të madha të filmit në Ballkan. Këtë vit në kryeqytetin e Bosnjë-Hercegovinës mbahet për të 17-tën herë me radhë festivali i filmit. Edicioni i sivjetmë nis më 22 korrik dhe zgjat deri më 30 korrik. Për 9 ditë me radhë, në ekranin e madh në Sarajevë do të shfaqen qindra filma.

“Normalisht që është satisfaksion, sepse të gjithë e dinë që festivali i filmit në Sarajevë është ndër më të mëdhenjtë në Evropë”, ka thënë Shkololli.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here