Shkëndija është e pak e njohur në Shqipëri, ndërsa në Kosovë ajo ka realizuar disa këngë me klipe dhe megjithëse në fillimet e saj, karriera e saj muzikore është e pasur atje.

Shkëndija jeton prej vitesh në Zvicër ku zhvillon dhe karrierën e saj muzikore të cilën e ka filluar që në moshë të re. Para ca kohe, ajo realizoi edhe një këngë në gjuhën angleze, klipin e të cilës e xhiroi në Dubai, vend ku bën pushimet verore gati çdo vit.

Atje këngëtarja ka filluar disa lidhje miqësore të cilat e ndihmojnë të zhvillojë karrierën muzikore. Pasi xhiroi klipin, Shkëndija u shfaq edhe në një intervistë televizive nëpër televizionet arabe.

Jeta private e saj është shumë sekrete pasi deri më tani nuk ka zbuluar asnjë të dashur, megjithatë flitet se Shkëndija është në lidhje me ndonjë sheik arab i cili edhe e mban këngëtaren nga ana financiare.

Ndërkohë që e gjithë estrada për shkak të krizës financiare pushon në vende më të afërta, Shkëndija ka zgjedhur përsëri Dubain për të pushuar.

3 KOMENTET

  1. jeten embat sekret sepse ka qen e martuar dhe eshte ndar, ndersa me familje nuk ka lidhje te mire, ata gjinden ne kosov shkendija ne zvicerr.

  2. hiq nuk muj me i kuptu disa njerez qe e marrin Dubain aq madheshtor, kam jetu me teper se 5 vite edhe nuk ja vlen me vleresu perderisa pasurite e medha i merr dikush tjeter ndersa ata mashtrohen me pak….Fukaraja me i madh ne zvicer mundet me i zgjedh pushimet ne Dubai edhe me kalu atje kohe te mire duke marr parasysh qmimet dhe shpenzimet qe mbulohen me nje shume shume te vogel ne krahasim me jeten e shtrenjte ne Zvicer..per me shit mend secili person qe nuk ka njohuri te mjaftueshme per Dubai citon kinse atje i kaloj pushimet e fore te tjera—-pershendetje

  3. Per pushime Dubai esht shum i mir njoh disa njerz se e kan vizitu dhe kan kalu pushim te mrekullushem. Sa i perket varfris ne ate shtet nuk esht i vetmi ka edhe vende tjer te cillet jan shum ma keq.
    Sa i perket Shkendijes une e kam pas “shoqe” edhe me vjen shum keq per jete edhe karakter te saj se krejt qka ka arrit nuk e ka arrit me merit te vet po nejse aty gjdo njeri e din vet. Ajo e din qka ka bo edhe ajo e din se qysh e ka arrit e gjith ket “fam” edhe pse per mu as nuk esht kengtare as nuk esht e bukur se bukurija saj esht artificjal.

    Pershendetje

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here