Shkëndije Mujaj lexon Kuran dhe agjëronShkëndije Mujaj u bë e njohur për format e saja trupore falë fotografive të nxehta që poston në rrjetet sociale. Njëherësh ajo ka realizuar edhe disa këngë për ta gjetur rrugën drejt famës.

Megjithatë, ajo vazhdimisht ka thënë se është një besimtare dhe se i kryen obligimet fetare, edhe pse bien ndesh me atë që bën.Sido që të jetë, Shkëndija premtoi se nuk do të zhvishej gjatë muajit të Ramazanit dhe për më shumë, deklaron se është duke agjëruar.

Bukuroshja ka postuar fotografi duke lexuar Kuran dhe në një postim tjetër tregon se është duke agjëruar dhe uron që të gjithë myslimanëve t’ua pranojë Zoti agjërimin.

“Jam duke agjëruar për hir të Allahut xh.xh. Allahu ka thënë agjëruesin do ta shpërblej vet. Është një derë në Xhenet dhe quhet Rajjan dhe aty ka thënë Muhamedi s.a.s. do të hyjnë vetëm agjëruesit. Inshallah Allahu na pranon agjërimin të gjithë myslimanëve kudo që janë”, shkruan në postimin e saj. /Telegrafi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here