Është krahasuar me një prej femrave më seksi shqiptare, gjë që edhe vetë ajo e pohon. Kjo është këngëtarja Shkëndije Mujaj, e cila në intervistën ekskluzive për gazetën tonë heq të gjitha dilemat e atyre që po presin me padurim startin e shout “Vip-Shpia 3”, pasi ajo tregon se do të jetë në shtëpinë e të famshmeve.

Në ngacmimin tonë ajo përmend me keqardhje personazhin e çuditshëm Corleone, ndërsa nuk do të pranonte të ishte në këtë realiti-shou nëse ky djalosh do të ishte aty.

Shkëndija, mes tjerash, në këtë rrëfim të sajin elektronik, duke ditur se ndodhet në Zvicër, tregon se do t’i pëlqente që brenda në shtëpinë e rrethuar me kamera të kishte një telefon.

Por, pse ajo refuzoi një pjesëmarrje në një shou të madh në Berlin me një shumë të majme, për të qenë në Vip Shpia 3”, na e shpjegon gjatë intervistës.

“Kosova Sot”: Si jeni, Shkëndije, çfarë po bëni për momentin, në Pejë apo ku?
Shkëndije Mujaj: Përshëndetje ty dhe gjithë lexuesve të “Kosova Sot”. Unë për momentin ndodhem në Cyrih.
“Kosova Sot”: Më duket se jeni mërzitur se ju ka përmendur i famshmi Corleone?
Shkëndije Mujaj: Jo aspak, me Corleonen dhe jetën që bën ai njeri kam vetëm keqardhje.

“Kosova Sot”: Kemi informacione të sakta që ju jeni një nga banorët e “Vip Shpia 3”, apo jo?
Shkëndije Mujaj: Po, mes shout në Berlin dhe ‘Vip’ në Kosovë kam vendosur që t’u jap shqiptarëve përparësi, më mirë me pa populli im se të tjerët, edhe pse kam një ofertë marramendëse për një shou dhe turne, i cili do të shikohet nga miliona njerëz dhe të gjitha mendimet botërore, por kur është në pyetje shqiptaria natyrisht se nuk vihen në prioritet paratë.

“Kosova Sot”: Me çfarë kushtesh e keni pranuar ofertën për të qenë aty?
Shkëndije Mujaj: Kam kërkuar që të jem në një dhomë vetëm dhe mos të kem mikrofon tërë kohën.

“Kosova Sot”: Pse mendoni se duhet ta shohim Shkëndijen në “Vip Shpia 3”?
Shkëndije Mujaj: Sepse ka ardhur koha të më njihni më afër se përfolet shumë rreth meje dhe askush nuk më njeh nga afër.

“Kosova Sot”: Për të tjerët VIP-a që do të jenë aty, keni informacione?
Shkëndije Mujaj: Po kam!

“Kosova Sot”: Po të kishte pranuar Vali Corleone të ishte në “Vip Shpia 3”, ju do të ishit aty?
Shkëndije Mujaj: JO.

“Kosova Sot”: Duke ditur se ju keni një marrëdhënie shumë të mirë me fotot me ‘Iphone’, a do të donit që të kishit të paktën një telefon në shtëpinë e këtij realiti-shou, qoftë për të bërë foto?
Shkëndije Mujaj: Po, kisha pasur dëshirë, natyrisht.

“Kosova Sot”: A do të pranonit të kishit një flirt, apo ndonjë lidhje me ndonjë mashkull VIP që të pëlqen aty brenda në shtëpinë e të famshmeve?
Shkëndije Mujaj: Jo.

“Kosova Sot”: Dhe, në fund më thoni të drejtën, e shihni veten si një prej femrave më seksi shqiptare?
Shkëndije Mujaj: Po, definitivisht, heheheh.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here