shk-euml-ndija-burri-im-mund-t-euml-marr-euml-nj-euml-grua-tjet-euml-r-p-euml-r-kuzhin-euml_hdKëngëtarja atraktive, Shkëndije Mujaj, nuk e ka problem nëse burri i saj i ardhshëm e merr një grua të dytë për të gatuar.

“Sa i përket kuzhinës, nuk jam e fortë hiç. Më bëhet bajat të gatuaj, por nëse hyj në kuzhinë, atëherë e mbaroj me shumë shije. Ama, në disa sende jam e fortë (qesh). Burri im ka të drejtë të marrë edhe një grua për kuzhinë. Hehehe pak shaka, por në çdo shaka gjysma është e vërtetë”, ka thënë Shkëndija për mediat malazeze, transmeton Albnews.

Ajo ka folur edhe për muzikën shqipe, duke thënë se mungon profesionalizmi në skenë.

“Muzikës shqiptare i mungon profesionalizmi në shumë aspekte, si dhe krijimtaria e vërtetë që buron nga vetë artistët. Secili kopjon diçka sa më shpejt për të qenë në skenë. Por, kjo është gabim sepse s’ka vlerë artistike”, ka deklaruar ajo.

Një ditë e zakonshme e Shkëndijes është kështu: “Dita ime fillon me një falënderim ndaj Zotit për një ditë më tepër. Si zakonisht, pi kafen e mëngjesit, pastaj ndihmoj pak veten të dukem edhe më e bukur me një grim të lehtë ditor. Gjithashtu kam kontakte të pandërprera me prindërit dhe motrën, me fansat, me shoqet, por gjithashtu edhe me sportin që nuk e lë asnjëherë. Dimrit zakonisht ushtroj në mbrëmje, ndërsa verës në mëngjes. Plane nuk bëj kurrë. Dal spontanisht si çdo femër, ku edhe unë jam një nga femrat që së paku një herë në javë kuptoj rreth modës se çka po zihet dhe prapë vishem si dua, ose çka më pëlqen. Nuk jam shumë e fiksuar të kem diçka ‘trendy’ me rëndësi, por thjesht të ndjehem komode. Veshja ime ditore është shumë e thjeshtë dhe për fat të keq nuk mund të dal nga ngjyra e zezë, e cila është edhe ngjyra ime e preferuar. Kurrë nuk vesh taka në fundjavë ose në ndonjë takim biznesi me rëndësi. Çdo ditë meditoj”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here