Shkëlzen Jetishi, ”Rrugëtimi im 33 vjeçar në skenë””Në familje kanë kënduar shumica edhe babai edhe kushëri të mi si familje kemi pasur vokale dhe e kanë dashur muzikën por për atë peridudhë nuk kanë qenë të afirmuar askush sa unë sot por nëpër ahengje të ndryshme familjare atmosferën e kemi bërë vet dhe gjithashtu kemi kënduar”, thekson në bisedën e tij këngëtari i njohur i muzikës popullore, Shkëlzen Jetishi.

Ai e filloi karierën nëpër shoqëri kulturore që në vitin 1985 të shpërthejë e të mos ndalet asnjëherë.

”Pas shërbimit ushtarak, prej vitit 1983 me shoqëri kulturore, vitin 84 me disa shoqëri të tjera dhe aty në vitin 85 ka qenë një boom i imi ku kam realizuar duetet e para ku u pritën shumë mirë nga publiku e prej atëherë pa shkëputje asnjëherë për 33 vite”. Ai ka martuar shumë cifte, ka qenë prezent në shumë ahengje familjare sa që këtë pjesë e ka pasur specialitet dhe duket që ia del shumë mirë mbanë.

”Është shumë mirë një përjetim i vecantë se një jetë të tërë e kam pasur si specialitet atë pjesë të argëtimit në ahengje familjare përvec koncerteve dhe mbrëmjeve në diasporë por ahengjet janë një përjetim tjetër sjellja e argëtimit për një cift apo fejesë e syneti”. Krahas muzikës, Shkëlzeni tash e disa vite ka hapur edhe biznesin e tij, një restorant që e menaxhon bashkë me djalin, Korabin.

”Një jetë të tërë kam kënduar në restorante tjera duke e pa si shkon kjo punë, kam menduar se mos do jem i suksesshëm në atë drejtim për momentin jemi angazhuar familjarisht aty, ata që kanë realizuar dasmat tek ne janë ndarë të kënaqur. Me thënë të drejtën jam marë me fitnes e me shumë jetë aktive por me angazhimin rreth restorantit jam ndarë nga fitnesi por dy angazhimet na kanë cunguar atë pjesë por se gjej forcën për fitnes”, thekson për fund këngëtari Jetishi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here