Ai nuk është aspak njeri mediatik. I pëlqen të rrijë në hije. Madje, edhe kur i lakohet emri nga politika, nuk preferon aspak të justifikohet. Edhe pse është djali i kryeministrit të vendit, Shkëlzen Berisha është një njeri krejt indiferent.

Nuk i pëlqen pompoziteti e aq më tepër të zgjedhë vende për të rënë në sy. Kështu ka ndodhur edhe në ditëlindjen e këngëtares Çiljeta Xhilaga, anëtares më të re të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.

Shkëlzeni ka qenë i ftuari special i kësaj nate, por ai nuk ka marrë as meritat dhe as ka kërkuar të zgjedhë ndonjë vend pompoz. Përkundrazi!

Si një njeri krejt i thjeshtë, pa bashkëshorten Sadijen me vete, me një çift miqsh të tij, ai ka qëndruar tek banaku i barit fare pranë derës së lokalit. Pakkush e ka vënë re, kjo edhe për faktin se të gjithë ishin të përqendruar tek Çili, por edhe për arsyen se Shkëlzeni ka qëndruar me kurriz nga njerëzit. Kjo, sigurisht për t’iu përshtatur natyrës së tij dhe jo për ndonjë motiv të veçantë.

Në ditëlindjen e këngëtares Xhilaga kanë qenë edhe anëtarë të tjerë të Partisë Demokratike, por sigurisht, prezenca e djalit të Kryeministrit të vendit, ka qenë një shenjë respekti dhe konsiderate që Berisha ka ndaj më të resë në partinë e tij.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here