Paraqitja e Rita Orës në MTV Video Music Awards 2012 (VMA) nuk kaloi pa u vërejtur dhe komentuar.

Në ceremoninë prestigjioze të ndarjes së shperblimeve muzikore, të mbajtur të enjten mbrëma në Los Angeles, Rita u shfaq e veshur me një kostum një pjesësh vezullues.
Veshja e saj e punuar veçanërisht për të nga dizajneri Emilio Pucci, ishte e mbuluar me gurë të çmuar shkëlqyes.

Në parakalimin mbi tepihun e kuq, Rita shfaqi edhe një herë figurën e saj mahnitëse dhe bëri që shikimet të kthehen nga ajo.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here