Shpat Deda, mbreme i dhuroi Prishtines tinguj te bukur nepermjet kengeve qe ai zgjodhi per t’i kenduar gjate nje koncerti spontan ne sheshin Nena Tereze ne Prishtine.

Pa ndonje paralajmerim, kengetari iu bashkua koncertit me karakter humanitar qe kishte per qellim mbledhjen e parave per te ndihmuar sherimin e nje te riu nga Prishtina, i cili vuan nga semundja e leukemisë.

Me gjithë shiun qe binte mbreme, publiku e percolli performimin e Shpatit, i cili interpretoi disa kenge te huaja si dhe kenget e shkeputura nga albumi i tij i pare, ”Molla e pare”.
Kengetari interpretoi per here te pare kengen e tij me te re, te titulluar ”Shkendijë”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here