Shikoni sa ka ndryshuar Vedat AdemiKëngëtari i njohur i zhanrit rock Vedat Ademi, është shumë i pëlqyer për këngët e tij.Me prejardhje është nga Mitrovica, por prej vitesh jeton dhe vepron në Tiranë.

Ai është i martuar dhe ka një fëmijë, gjersa është shumë aktiv me koncerte dhe mbrëmje të ndryshme muzikore ku performohet live.

Ndonëse nuk shfaqet shpesh në rrjetet sociale, ndodh që nganjëherë këngëtari të ndajë me ndjekësit ndonjë imazh nga përditshmëria e tij.

Së fundmi, ai ka publikuar një fotografi në Instagram Story, ku ka shfaqur trupin e tij muskuloz dhe të formësuar falë ushtrimeve, ndryshe nga ç’jemi mësuar ta shihnim më parë, atëherë ku nuk e frekuentonte shpesh palestrën.

Shikoni sa ka ndryshuar Vedat Ademi

Ndryshimet në trupin e tij vërehen qartë, ndërkohë që edhe vetë Vedati është shumë i kënaqur me rezultatin e punës që ka arritur.

“Diçka për bicepsin a?”, shkruan me satirë këngëtari në mbishkrimin e fotografisë. /Telegrafi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here