Klajdi Haruni është një emër i ri në tregun muzikor shqiptar, por që premton shumë.
Pas superhitit “Mamica”, ai ka publikuar projektin më të ri, këngën me titull “Lozonjare”, që është një këngë dashurie por jo një baladë.

Është një këngë me më shumë alegri, që ngjan më tepër me seranatat korçare dhe ka gjithashtu një muzikë që do të memorizohet shumë shpejt nga publiku.

Pas transmetimit në radiot në Shqipëri, kënga së shpejti do të transmetohet në radio në Kosovë, ndërsa do të pasojë edhe videoklipi, që është xhiruar në Durrës.

Ndërkohë Klajdi po shijon verën e suksesit të tij, duke performuar në qytete të ndryshme shqiptare.
Në rrjetin social Facebook ai ka publikuar fotografi të realizuara në një nga këto mbrëmje, ku ai duket të jetë argëtuar shumë bashkë me publikun e tij.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here