Aktorja e filmit “Lipstick Jungle” është duke e bërë zgjerimin e shtëpisë së saj që ka vlerën e 5.6 milion dollarëve në zonën perëndimore të një fshati, por ndërtuesit kanë bërë shumë zhurmë dhe banorët kanë kërcënuar se do t’i ndjekin ata.

Konstruktimi i ri ka filluar në ora gjashtë të mëngjesit dhe njerëzit janë të hidhëruar”, tha një banorë. “Kjo gjë po zgjat më muaj dhe njerëzit në shtëpitë për rreth kanë kërcënuar pronarin e pronës nëse nuk e ndalon këtë zhurmë.

Por pronari ka shtuar se ankesat për punëtorët janë të paqëndrueshme. Pavarësisht problemeve me kojshitë e saj të famshëm, banorët kanë pranuar se në fillim ishin të kënaqur që aktorja do të banonte në lagjen e tyre por kohëve të fundit kanë filluar të mëndojnë ndryshe.

Shumë njerëz ishin të lumtur që ajo të ishte aty”, tha një burim. Por ndërtimet e fundit kanë prishur atmosferën e qetë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here