Djali i Flavio Briatores ka lindur me këmishë. Jo vetëm që për të përkujdeset nje eskortë që të ushqehet, lahet, ndërrohet, përkundet, por në ditët e tij të para të jetës i është dashur që të kalojë orë të tëra në jahtin gjigant të të atit, ankoruar në Nice.

Për të parë trashëgimtarin Nathan Falcon Briatore kanë ardhur edhe prindërit e Eli-t, ndërsa jahti duket se ka vend për të gjithë.

Gregoraci ndërkohë pati deklaruar se do të kujdesej shumë dhe personalisht për të voglin dhe deri tani duket se nuk është shkëputur asnjë moment prej tij.

Gjatë shtatzanisë Eli shtoi 15 kilogramë dhe gjysma e tyre tashmë janë zhdukur. Por me trajtimet që do të bëjë Gregoraci ka gjasa që të kthehet në formën e saj perfekte shumë shpejt./tch/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here