Shfaqja e filmit "Resident Evil 4" bëhet më 14 janar të vitit 2011Mediat e huaja të 8 dhjetorit njoftojnë se kanë përfunduar xhirimet e filmit “Resident Evil 4”, por kompania kinematografike “Sony” vendosi të shtyjë premierën e këtij filmi, për shkak se nuk kishin kohë të mjaftueshme për të mbaruar punët e teknologjisë 3D, dhe data e shfaqjes u vendos të jetë më 14 janar të vitit 2011, në vend të datës së caktuar më parë 28 gusht 2010.

Ky film do të shfaqet në të njëjtën ditë me filmin e Joss Whedonit me teknologji 3D “Shtëpia në pyll” (The Cabin in the Woods).

Regjisori Paul W. S. Anderson ka drejtuar serinë e parë dhe të katërt të këtij filmi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here