Motra e Kim Kardashian, Kourtney ka shokuar shikuesit kur lindi vajzën e saj para kamerave.Lindja e saj u shfaq në episodën e fundit të “Keeping Up with the Kardashians”.

Miliona shikues të televizionit amerikanë, kanë ndar ë eksperiencën e lindjes me të, duke shikuar të shokuar sesi Kourtney dërgohet në spital pasi i filluan dhimbjet e lindjes e deri në momentin kur Penelope-n e vogël ia vendosin në gjoks.

Këto skena me siguri kanë lënë shumë persona pa ngrënë darkë dhe shume prej tyre e kanë komentuar këtë episodë si të vrazhdë dhe shpifës.

Shikues të ngjarjes live kanë qenë gjithë familja Kardashian, duke filluar nga motrat Kim, Khole, vëllai Rob, dhe prindërit e tyre të cilët shfaqën emocionet e tyre për ardhjen në jetë të anëtarit më të ri të familjes së famshme.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here