Dy oficerët e Policisë që janë përballur me Rozana Radin dhe Rrezarta Shkurtën pak pasi ato ishin përleshur me njëra-tjetrën mbrëmjen e 5 dhjetorit 2010 te Liqeni, dëshmuan dje në Gjykatën e Tiranës.

Oficerët G. B. dhe I. L. ishin dëshmitarët e radhës në gjykimin e këngëtares Shkurta, për akuzën e ngritur ndaj saj nga prokuroria, atë të “plagosjes së lehtë me dashje”.

Burime pranë Gjykatës bënë të ditur se oficerët e Policisë risollën para trupit gjykues momentet fill pas sherrit mes dy këngëtareve. Ata janë shprehur se të dyja këngëtaret u ishin shfaqur me fytyra të njollosura nga tualeti, të krijuara gjatë përleshjes me njëra-tjetrën.

Burime pranë Gjykatës sqaruan se dëshmitarët kishin shfaqur disa kontradikta në lidhje deklarimet e dhëna prej tyre në hetimet paraprake, pasi nuk ishin në gjendje të saktësonin detaje të mbrëmjes së 5 dhjetorit 2010, si rrobat që mbanin veshur këngëtaret apo frazat e shkëmbyera mes tyre. Në deklarimin e dhënë para oficerëve të Policisë Gjyqësore, oficeri I. L. ka rrëfyer: “Nga prezantimi që na u bë, njëra quhej Rozana Radi dhe tjetra Rezarta Shkurta.

Të dyja këto shtetase thanë se ishin këngëtare. Shtetasja Rozana Radi, duke bërtitur, na tha se Rezarta e kishte qëlluar me pëllëmbë në makinën e saj, ndërsa Rezarta thoshte se ‘unë erdha për t’u sqaruar, por Rozana ishte në gjendje të rëndë, më goditi dhe unë iu kundërpërgjigja për t’u mbrojtur’.

Rozana gjatë kësaj kohe e shau rreth dy herë Rezartën, duke i thënë: ‘Do të shk*** robt. U bëre ti ku*** e mu***’. Rezarta nuk e shau Rozanën, por na thoshte se ‘me këtë nuk flitet. E shikon si shan?’”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here