Sapo ka festuar 23-vjetorin dhe nuk e fsheh që kjo periudhë e saj e jetës është e suksesshme në karrierë, pasi u shpall dhe fituese e “Your Face Sound Familiar”.

Këngëtarja Beatrix Ramosaj ka qenë e intervistuara e radhës nga Kelvi Kadilli në “In Tv”, për të folur për këtë moment të karrierës.

E pyetur për më shumë detaje nga jeta si këngëtare, Trixa tregoi se së shpejti do të sjellë edhe klipin e saj më të ri, ku premtoi se do të shfaqet mjaft seksi. Ndërkohë nuk ka mbetur jashtë fokusit të intervistës marrëdhënia e saj aktuale me Enca Haxhinë, arsyja pse nuk flasin me njëratjetrën ndërkohë që dikur kanë qenë mikesha të ngushta. Gjithçka ishte OK mes tyre, deri në momentin kur Trixa postoi një foto të bërë me phohotoshop, me të cilën u tha se po ironizonte Encën.

Por Enca nuk e la pa një përgjigje asokohe, ku i përmendi numrin e madh të koncerteve, që ajo realizonte. Në këtë intervistë Beatrix ka treguar se nuk ka asgjë personale me Encën, dhe se nuk e ka kuptuar ndonjëherë mllefin, që sipas saj Enca ka ndaj saj. “Unë jam gjithmonë e mira, nuk e di çfarë kanë njerëzit me mua. Unë kam nxjerrë diçka për qejfin tim, kujt i ka djegur, e ka mbajtur,” tregoi Trixa në intervistën e fundit, referuar fotos ku deformonte trupin me photoshop.

“Ajo mund të përmendë koncertet, por mua nuk më bën asgjë. Unë jam shumë e re, tani kam filluar karrierën dhe ndoshta i bëj hapat më të sigurt dhe mendoj, më afatgjatë. Më vjen keq që u transmetua e gjitha kështu, sepse njerëzit e mi të afërt ose njerëzit që i konsideroj si shokë e miq, i vlerësoj dhe do t’i kem gjithmonë në rrethin tim. Në momentin që dikush nuk është i duhuri për mua, veten nxjerrin. I urrej njerëzit që duan të duken. Nuk kam asgjë personale me Encën. Nuk e kuptova dot kurrë mllefin e saj”,është shprehur Trixa.

Si nisi sherri virtual dy vite me pare

Dikur mike, sot armike. Kjo për shkak të një sherri virtual në dhjetor të 2015-s, konflikt për të cilin janë dëshmitarë ndjekësit në Instagram të dy vajzave të muzikës. Shkak u bë një postim i Beatrix-it, me të cilin në media u fol se thumbonte Enca Haxhinë. Ajo postoi një foto ku shihet përdorimi i tepruar i photoshop-it, pas së cilës shihet dera e deformuar.

Sipas mediave, këngëtarja e kishte realizuar këtë foto për të ironizuar kolegen e saj Enca Haxhia, e cila kishte pasur një eksperiencë të tillë pasi vetë shkruante “no filter”, “no make up” nën këtë foto. Pas kësaj nuk vonoi shumë reagimi i Enca Haxhisë, e cila brenda ditës vendosi t’i kundërpërgjigjej koleges së saj, Beatrix Ramosaj.

Ajo e komentoi si xhelozi dhe pak minuta famë që dikush po i përfitonte në krah të saj.“Pure jealousy edhe te koncerti i shkollës when u tried to sabotage my appearance? I remember the only time u made it to front page Was when u mentioned my name…im giving u 15 minutes of fame, numëroji mirë.. Apo s’din me mbledh?! Për fansen time”, ka shkruante Enca në Instagram. Madje, Haxhiu ka shkruar se ku është ajo sot, pa karrierë, pa show, por vetëm në shtëpi, duke folur për të. Por edhe pse kanë kaluar pothuaj dy vjet, duket se marrëdhënia mes tyre ka mbetur armiqësore njësoj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here