Ishte një mbrëmje për çiftet e martuara ceremonia e “Academy of Country Music Awards”, pasi burrë e grua, Blake Shelton dhe Miranda Lambert, fituan disa çmime.

Disa çifte që janë adhurues të muzikës country u martuan gjatë spektaklit. Ceremonia u përmbyll kur 22-vjeçarja e shndërruar në sensacion të muzikës country, Taylor Swift, fitoi çmimin kryesor, derisa audienca bëri homazh për legjendën e muzikës blues, Earl Scruggs, që ndërroi jetë javën e kaluar në Nashville në moshën 88-vjeçare.

“Jam shumë e lumtur që fansat po vazhdojnë të bëjnë gjëra kaq të mrekullueshëm për mua. Dëshiroj t’i përqafoj të gjithë dhe t’i falënderoj për gjithçka”, u ka thënë Swift gazetarëve në prapaskenë, pasi ka marrë çmimin që e ka fituar me votat e fansave. Por Shelton dhe Lambert, të cilët u martuan vitin e kaluar, ishin fituesit e mëdhenj të mbrëmjes, duke u kthyer në shtëpi me tri trofe. Midis të tjerash edhe çmimin për vokalistin e vokalisten më të mirë, si dhe për albumin më të mirë të vitit, për “Four the Record”. Shelton, që po ashtu ishte njëri nga nikoqirët e ceremonisë, është dukur mjaft i befasuar, kur i është përmendur emri si fitues.

“Nuk e kam pritur. Është mahnitëse”, ka thënë ai.

Derisa ka pranuar trofeun për çmimin për albumin më të mirë të vitit për “Four the Record”, Lambert i ka cilësuar si foshnje këngët e saj. “Janë arsyeja pse zgjohem çdo mëngjes”, ka thënë ajo.

Jason Aldean dhe Kelly Clarkson po ashtu janë ndarë nga ceremonia me dy çmime, për singlin e vitit dhe për vokalin më të mirë për duetin e tyre “Don’t You Wanna Stay”. Lady Antebellum me hitin e tyre “Need You Now” është emëruar grupi me vokalin më të mirë, për të katërtën herë në vitet e fundit. “Eli Young Band” mori çmimin për këngën e vitit me “Crazy Girl”.

“Gjithë jetën time e kam ëndërruar këtë moment”, ka thënë Mike Eli.

“Ndiqni ëndrrat tuaja dhe besoni në vetveten”. Ish-garuesi i “American Idol”, Scotty McCreery, 19-vjeçar, i cili së fundi ka incizuar hitin “Water Tower Town”, është shpallur artisti më i mirë i ri. Në mesin e çmimeve që u ndanë, ai për videoklipin e vitit i ka takuar Toby Keith për “Red Solo Cup”.

Ceremonia e “Academy of Country Music Awards” me nikoqir Shelton dhe Reba McEntire, është njëri nga evenimentet më të mëdha që i dedikohet muzikës country. Në përmbyllje të spektaklit, disa çifte adhuruesish të muzikës country u martuan në skenë dhe ishte hera e parë që ceremonitë martesore u realizuan ‘live’ në një ceremoni të ndarjes së çmimeve. Christina Davidson, 31 vjeç, dhe Frank Tucci, 33 vjeçar, kanë shkëmbyer zotimet për martesë, derisa Martina McBride dhe Pat Monahan kënduan në duet hitin “Marry Me”. Gjatë spektaklit ka pasur disa performanca. Carrie Underwood e nisi programin me këngën rock “Good Girl” dhe Kenny Chesney dhe Tim McGraw performuan “Feel Like a Rock Star”. Keith Urban realizoi performancë me kitarë elektrike të këngës “For You”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here