Fituesja e “X Factor Albania”, Sheila Haxhuraj, gjatë një interviste për Panorama Plus ka zbuluar se për nga natyra ajo është shpërthyese, por njëkohësisht edhe sensuale.

Edhe pse është provuar në shumë zhanre muzikore gjatë spektaklit, Sheila thotë se ajo preferon muzikën R&B.

“Gjatë shfaqjes sime në ‘X Factor’ kam eksperimentuar rryma të ndryshme muzikore pasi pëlqej të sfidoj veten, por natyra ime është shpërthyese, e gëzueshme, njëkohësisht dhe sensuale. Më pëlqen rryma R&B”, ka thënë ajo.

Këngëtarja ka folur edhe për ndryshimet në jetën e saj pasi i është futur me seriozitet muzikës.

“Pa dyshim që jeta ime pas spektaklit ka ndryshuar, tanimë angazhimet e mia nuk janë vetëm të fokusuara te mësimet ‘si dikur’, por më duhet të menaxhoj veten e të punoj shumë me këngën e të kujdesem më shumë për veten”.

“Frekuentoj palestrën pasi tani le të themi jam kthyer në një personazh publik, ku njerëzit më njohin, flasin për mua, më takojnë, më komplimentojnë dhe kjo më bën të ndihem mirë”, ka shtuar më tej bukuroshja.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here