Dy muaj pas sulmit fizik ndaj bashkeshortes Brooke Mueller, aktori hollivudian Charlie Sheen ka lene ne mes xhirimet e serialit “Two and a Half Men” per te hyre ne nje klinike rehabilitimi.

Lajmin e ben te ditur zedhenesi i aktorit, Stan Rosenfield. “Sheen ka kerkuar respekt per jeten e tij private.

Nuk do leshohen deklarata te metejshme”, thekson zedhenesi. Nderkohe, producentet e serialit kane pranuar vendimin e aktorit.

“I urojme me te miren per jeten e tij privare dhe ne thjesht duhet te respektojme vendimin e tij”, theksohet ne nje kominikate nga redaksia e filmit te cituar nga televizioni CBS. Gjate muajve te shkuar, Sheen u be protagonisti i kronikave per shkak te dhunes se ushtruar ndaj bashkeshortes Mueller ne shtepine e tyre ne Aspen te Kolorados.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here