Aktori Charlie Sheen ka paguar 10.000 dollarë garanci për lirimin e gruas së tij, Brooke Mueller, e cila ishte arrestuar në Aspen të Kolorados për shkak të posedimit të katër gramëve kokainë.

Sheen, i cili në muajt e fundit ka tërhequr vëmendjen me skandale të shumta dhe probleme me alkoolin dhe drogën, i ka dalë në mbështetje ish-gruas, e cila rrezikon deri dhjetë vjet burg.

Sipas The Sun, Mueller ishte arrestuar me dyshimin se po tentonte ta shiste drogën dhe për këtë e pret një gjyq i rëndë, dhe rrezikon të kalojë një kohë të gjatë në burg.

Prindërit e saj kishin refuzuar ta paguanin garancinë për të, sepse janë të zhgënjyer pasi ajo i është kthyer sjelljeve të këqija dhe kokainës.

Ndërkohë, Sheen e ka treguar anën e tij të mirë dhe ka paguar, në mënyrë që nëna e binjakëve të tij të jetë me fëmijët.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here