Sharon StoneSharon Stone edhe njëherë ka treguar se mosha nuk ka limit – duke treguar se ajo është shumë e bukur – gjatë pushimeve në Sardinia.

Aktorja 51 vjeçare është dukur e dobët sikurse një tinejxhere në bikini përderisa ka shijuar rrezet e diellit në ishullin italian.

Javën e kaluar aktorja e “Basic Instinct”, e cila është duke qëndruar në jahtin e argjendarit Giorgio Damiani, madje ka pozuar e zhveshur me një korset të zi dhe ka “kallur” pushuesit me sharmin e saj.

Ajo madje ka insistuar që mosha nuk është barrierë për trup të bukur.

“A ka ndonjë moshë kur ju supozoni që të bëni një refren për tregimin e trupit tuaj? Nëse dikush është shokuar nga këto foto ky është një reflektim i qëndrimeve të tij të gabuara për moshën”, ka thënë ajo.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here