Aktorja Sharon Stone është shtrirë në një spital në Itali për shkak të dhimbjeve të mëdha, si pasojë e migrenës.

54-vjeçarja është shfaqur në spektaklin e ‘Fendi’ e gjatë Javës së Modës në Milano, kur dhimbjet e mëdha të kokës krahas migrenës ishin bërë të padurueshme.

Sipas Wenn, ajo është dërguar në spital, ku iu është nënshtruar disa ekzaminimeve mjekësore, mirëpo nuk ka qëndruar gjatë.

“Ndjehem më mirë dhe më vjen mirë që jam këtu”, theksoi Stone gjatë pjesëmarrjes në një eveniment bamirës, disa orë pasi ishte sëmurë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here