Sharon Stone e kënaqur me rrudhat e sajMjekët janë në radhë për “t’i shitur” ndërhyrjet estetike, por aktorja e njohur, Sharon Stone, është rehat sa i përket kësaj çështjeje. “Nuk e keni idenë se sa doktorë kërkojnë të më ‘shesin’ një ‘lifting’, madje edhe kam folur me njërin prej tyre, por kur shihja fotografitë e mia, mendoja: ‘Çfarë do t’u duhet të shtrojnë?’.

Po, i kam shkuar shumë pranë, pra isha para një ndërhyrje, por sinqerisht mendoj se në art, tek të plakurit mirë, tek mungesa e perfektes ka diçka seksi”, është shprehur aktorja, të cilën e kemi parë vazhdimisht në fotografi paparacësh pa grim e me një grumbull rrudhash në fytyrë për të cilat ajo si duket nuk lodhet.

“Njerëzit janë të tmerruar nga ndryshimi, kanë frikë të humbasin diçka. Nuk e kuptojnë se ndërkohë edhe janë duke fituar diçka. Mendoja se e kisha humbur thellësinë e shikimit që ke në të ri, por në fakt kam fituar një ton të mrekullueshëm dhe këto mollëza të papara”, thotë ajo, duke iu gëzuar moshës së vet e duke mos i fshehur brazdat e thella të rrudhave.

“Kur arrin në moshën e mesme duhet kuptuar që ka edhe një mundësi të dytë për një karrierë të re, një dashuri tjetër, një jetë tjetër. Mund të trishtohesh për çfarë ke bërë në pjesën e parë të ekzistencës tënde, por nuk mund të rrish ulur pa bërë asgjë. Mosha 50-vjeçare është një kapitull i ri i jetës”, shtoi kjo aktore e bukur.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here