Duket se rikthimi në televizion me një emision të përditshëm, i ka dhuruar shumë energji pozitive prezantueses së mirënjohur Rudina Magjistari. Këtë gjë e tregoi më së miri edhe me veshjen e mimikën e saj të qeshur në festën e organizuar nga Kozeta.

Rudina kishte një vend shumë special në librin e koleges Kurti, pasi në të ajo ka rrëfyer tërë eksperiencën e saj si prezantuesja e parë e festivalit të grupeve rrok, fakt për të cilin Kozeta ndihet pak xheloze.

Dedikimin e saj për Rudinën ajo e bëri publik, duke treguar se do të kishte dashur shumë që të kishte pasur edhe ajo fatin e Rudinës, por fatkeqësisht Zoti nuk ja ka dhuruar këtë mundësi, duke e zbritur Kozetën në tokë disa vite pas Rudinës.

Në këtë foto të sotmen ne sjellim në “Bluetooth” një Rudinë sharmante, që me pamjen e saj më pranverore se kurrë dhe me kombinimin e shkëlqyer të ngjyrave, tërhoqi jo pak vëmendje atë ditë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here