Këngëtari Shaqir Cërvadiku edhe pse me shpirt të thyer për shkak të vdekjes së bashkëshortes, dëshira për këngën nuk i ndalet kurrë.

Ai sapo ka nisur punën për albumin e tij të radhës, i cili thotë se do të ketë këngë të mirëfillta shqipe. Gjatë muajve të fundit Shaqiri thotë se ka kaluar një periudhë mjaftë të vështirë me humbjen e bashkëshortes, ndonëse malli për të e ka shtyrë që të realizoj edhe baladën kushtuar saj, të cilën e promovoi në emisionin “Odeon”.

“Arsyeja e shkuarjes sime në Belgjikë, ka qenë shërimi i bashkëshortes sime, e cila për 11 vjet kishte përkujdesje mjekësore. Por, para 16 muajve e gjysmë kam humbë njeriun më të shtrenjtë të jetës, bashkëshorten time.

E kam përjetuar shumë rëndë humbjen, sepse ajo ka qenë gjysma tjetër e jetës sime për 25 vjet e 25 ditë. Kemi qenë shumë të lidhur me njëri-tjetrin dhe kemi qenë si një shpirt i vetëm.

Baladën kushtuar saj e kam kënduar për herë të parë në emisionin ‘Odeon’ dhe vetëm unë e di si kam arritur ta përfundoj këngën deri në fund”, ka treguar ai. Kjo këngë ka zgjuar mjaft kërshëri te publiku, ngase ka pasur qindra mijëra klikime në Youtube.

“Unë këtë baladë personale e kam bërë si obligim moral që kam ndjerë për gruan time. Por me këtë baladë unë jam bindur se sa janë shqiptarët si komb të lidhur për familje. Pas interpretimit të baladës kam pasur mijëra mesazhe, e-mail-a, komente e thirrje telefonike”, shton ai.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here