ShannenNjë lajm i hidhur për të gjithë admiruesit e aktores së Beverly Hills 90210, Shannen Doherty. Kanceri i gjirit, i cili u zbulua në shkurtin e vitit të kaluar, tashmë është përhapur në nyjet limfatike.

“Kanceri i gjirit është përhapur në nyjat limfatike dhe për këtë arsye duhet ti nënshtrohem kimioterapisë dhe pas saj më duhet të bëj radiografi”, tha Doherty.

Aktorja 45 vjeçare e cila në maj iu nënshtrua një operacioni me heqjen e njërit gji pranon se është e shqetësuar për të ardhmen e saj të panjohur.

Shannen Doherty mes lotëve: Kanceri më është përhapur në trup!

“Më tremb e panjohura. A do të ketë efekt kimioterapia dhe radiografia? Çdo gjë tjetër është e përballueshme: Dhimbja, fakti që jeton vetëm me një gji. Ajo që më shqetëson është si do të jetë e ardhmja ime, si do të ketë efekt tek të dashurit e mi”, shtoi ajo.

Shannen Doherty mes lotëve: Kanceri më është përhapur në trup!

Ajo ka postuar online fotografi të momentit kur pret flokët pasi po i nënshtrohet kimioterapisë.

http://www.etonline.com/media/video/exclusive_shannen_doherty_on_the_emotional_moment_she_chopped_off_her_hair_after_cancer_treatment-194495/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here