Shakira ka zbuluar detajet e albumit të saj të ardhshëm, “Sale El Sol”, album i cili do të editohet në dy gjuhë, angleze dhe spanjolle.

Këngëtarja ka thënë se realizimi i saj i ri do të ketë një ‘anë të fuqishme roku’ si edhe do të jetë ‘romantik’ dhe me këngë ‘latine’.

“Jam shumë e ngazëllyer për albumin e ri, pasi ai më kujton periudha dhe nivele të ndryshme të karrierës time. Është sikur një bashkim i të gjithë atyre 20 viteve”, ka thënë Shakira.

Këngëtarja ka zbuluar po ashtu se albumi është shumë ‘personal’ dhe diskuton tema si ‘zemër-thyerja’. Albumi pritet të dalë në shitje në vjeshtë

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here