Shakira thyen tre Rekorde Botërore GuinessShakira sapo ka marrë vlerësimin pasi ka arritur tre Rekorde Botërore Guiness dhe nuk kishte si të mos e ndante me adhuruesit lumturinë e saj.

Ajo është personi i parë në botë që ka arritur shifrën e 100 milionë fansave në Facebook.

Rekordi tjetër i Shakirës është që albumi i saj Fijación Oral u bë albumi më i shitur muzikor spanjoll brenda një jave në SHBA në vitin 2005.

Dhe rekordi tjetër ka të bëjë me këngën e saj të shquar La Tortura, e cila është kënga në spanjisht më e shitur e të gjitha kohërave.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here