Shakira është takuar me  Barack Obama, për të diskutuar në lidhje me fushatën e saj për edukimin e fëmijëve të paprivilegjuar anekënd botës.

Këngëtarja e hitit “She Wolf”, e cila veçse është një ambasadore e UNICEF-it, ka edhe një organizatë të veten bamirëse- The Barefoot Foundation, ka kërkuar që fëmijëve pa të drejta t’u jepen mundësi më të mëdha edukimi.

Kështu ajo e ka bartur fushatën e saj edhe në Shtëpinë e Bardhë, ku të hënën ka biseduar me presidentin Obama.

Pas takimit, Shakira ka thënë se është ndier e privilegjuar që është takuar me presidentin amerikan për të diskutuar në lidhje me edukimin dhe zhvillimin e hershëm të fëmijëve, duke shtuar se organizata e saj do të punojë ngushtë me Obaman dhe stafin e tij për të luftuar varfërinë dhe për të promovuar sigurinë dhe paqen në botë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here