Këngëtarja Shakira dhe i dashuri i saj, futbollisti i ekipit të Barcelona-s, Gerard Pique pak ditë më parë kanë treguar se janë në pritje të fëmijës së tyre të parë bashkë.

Prandaj shumë normale që të dy janë duke kaluar momente të këndshme gjatë kësaj kohe dhe ndajnë dashuri me njëri tjetrin pa ndalë. Këngëtarja kolombiane dukej shumë e lumtur derisa po e shoqëronte futbollistin në një darkë në vendlindjen e tij.

Shakira dhe Gerard nuk ia ndanin sytë njëri tjetrit gjatë gjithë kohës.

Nëna e ardshme, 35 vjeçare, e kishte mbuluar barkun e saj me një bluzë të zezë dhe me pantalona të verdhë.

Ajo është në muajin e pestë të shtatzënisë. “Disa nga ju ndoshta edhe e dini, Gerard dhe unë jemi shumë të lumtur duke e pritur fëmijën tonë të parë”, kishte shkruan në fillim të këtij muaji Shakira në faqen e saj në Facebook.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here