Këngëtarja për këtë rast kishte zgjedhur një fustan ngjyrë ari, i cili theksonte linjat e saj dhe zbulonte shpinën.

Variantin elegant të tepihut të kuq këngëtarja në skenë e kishte ndërruar me një më të përshtatshëm për interpretim dhe më pas ka ndërruar veshjen edhe disa herë.

Me paraqitjen e saj Shakira ka mahnitur gjermanët. Edhe pse këtë vit nuk ka fituar një çmim sikur vitin e kaluar, Shakira definitivisht ka qenë yll.

Disa prej çmimeve edhe personalisht ua ka dorëzuar fituesve, e përveç saj, në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të pranishëm kanë qenë edhe Xhesika Shuarci, Lili Bekeri, Karl lagerfeldi, Orlando Blumi, Sara Xhesika Parkeri dhe shumë të famshëm të tjerë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here