ShakiraBukuroshja kolumbiane, Shakira, e ka pasuruar jetën me një përvojë të re. Në mënyrë që të gjejë përgjigje në pyetjet e rëndësishme të jetës, këngëtarja e bukur ka shkuar në terapi.

Shakira dëshiron të përjetojë plotësinë e jetës dhe mendon se këtë do ta arrijë me terapi.

Këngëtarja me prapanicë mahnitëse e ka vërejtur se tashmë një kohë të gjatë disa gjëra e rëndojnë, prandaj ka vendosur që të përballet me frikët dhe problemet. Pas vetëm disa terapive, Shakira e ka kuptuar se e ka bërë gjënë e duhur, kështu që ajo tani këtë ua sugjeron edhe miqve të saj.

“E pëlqej që kam personin i cili më ndihmon të analizoj veten dhe jetën time. Ua sugjeroj këtë të gjithëve. Kam shumë miq që kanë vendosur për ndonjë formë të terapisë dhe mund të them se jeta e tyre është përmirësuar në të mirë. Shkoj në terapi për të zbuluar se kush jam, çfarë dua dhe pse e bëj atë që e bëj”, ka sqaruar Shakira e bukur.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here